AKTUALITET, 27 Mars 2021, 17:08

Meta: Krenar për nënat tona që u vendosin djemve emrat e heronjve Vojo dhe Perlat

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me sportistët Perlat Musta dhe Sherif Çiçiku. Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se heronjtë janë të përjetshëm sepse nënta u vendosin fëmijëve emrat e tyre. Postimi i Metës Dje pata kënaqësinë të isha me Perlat Mustën dhe djalin e trajnerit të tij, Sherif Çiçiku, që e zbuloi dhe e promovoi legjendën e portës kuq e zi. Sot i lumtur t’i uroja ditëlindjen Perlat Ponarit nga Tropoja, në prani të nënës së tij të dashur, e cila udhëton e sigurt drejt 100 viteve. Heronjtë janë të përjetshëm sepse nënat tona duan, që bijtë e tyre nga Vlora në Tropojë t’u ngjajnë atyre, ndaj ka kaq shumë emra Vojo dhe Perlat.  

Dje pata kënaqësinë të isha me Perlat Mustën dhe djalin e trajnerit të tij, Sherif Çiçiku, që e zbuloi dhe e promovoi...

Posted by Ilir Meta on Saturday, March 27, 2021