AKTUALITET, 27 Mars 2021, 18:44

Policia jep informacion për vrasjen e 21 vjeçarit shqiptar në Londër, një person nën akuzë për vrasje


21 vjeçari shqiptar, Renato Geci, u vra Hounslow të Londrës, në 22 mars. Ai humbi jetën pas plagëve të marra nga agresori, që e goditi me thikë. Geci u trajtua në vendngjarje nga ekipi i urgjencës, por nuk arriti t'ju mbijetojë plagëve të marra.

Policia Metropolitane njofton se për vrasjen e të riut shqiptar, është proceduar shtetasi Shaddai Smith nga Romford, i cili tashmë është nën akuzë për vrasje, plagosje të një tjetër personi dhe grabitje.

Një grua 27 vjeçare u arrestua, me dyshimet se ka asistuar agresorin, por tashmë është liruar me kusht.

/TPZ.al/

Në foto: Viktima, Renato Geci