TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoria e Emergjencave Civile ka pësuar së fundmi ndryshime në strukturën e lartë të drejtimit ku nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm është larguar Shemsi Prençi. Në krye të saj është emëruar ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Burime pranë Emergjencave civile bënë me dije se largimi i Prençit është bërë permes një njoftimi të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Sakaq emërimi i Çakos duket se është i përkohshëm pasi të njëjtat burime deklarojnë se ky është edhe njoftimi që është bërë rreth emërimit të ri. Prençi mbante këtë pozicion në krye të Emergjencave Civile që nga tetori i vitit 2013 sipas një procedure konkurrimi të organizuar ng Departamenti i Administratës Publike dhe me urdhrin e fundit ishte ne detyre deri ne 20 qershor.
Çako nga ana tjetër u emërua në krye të Policisë së Shtetit në prill të vitit 2015 dhe mbajti këtë pozicion deri në janar të këtij viti kur edhe u njoftua largimi nga drejtimi i kësaj strukture per tu riemeruar tani po ne pozicion drejtues.
Emergjencat Civile janë një drejtori nën varësi të Ministrisë së Mbrojtës dhe ka në thelb të misionit “ të njoftojë institucionet përgjegjëse qendrore dhe lokale, si dhe komunitetin e gjerë, për situatat emergjente të pritshme, duke i ngritur këto në gatishmëri dhe alarm, si dhe strukturat përkatëse të Shërbimit të Emergjencave Civile, për ndërhyrjen në një kohë sa më të shkurtër, në mënyrë të integruar dhe sa më shpejtë të jetë e mundur, për parandalimin e çdo dëmtimi që prek komunitetin, pronën private, gjënë e gjallë, mjedisin, objektet social-kulturore dhe të rëndësisë së veçantë, objektet e trashëgimisë kulturore, infrastrukturën kritike, etj, nga fatkeqësitë natyrore apo fatkeqësi që shkaktohen nga veprimtaria njerëzore”