TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Persida Asllani, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare doli sot në një konferencë para gazetarëve për të folur për gjendjen e emergjencës të shpallur një ditë më parë pasi u përmbyt kati i nëndheshëm i hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare (libra, revista, gazeta), duke dëmtuar e lagur materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulta të sallës.
Ajo tha se nuk mund të mbante përgjegjësi për përmbytjen e ndodhur si pasojë e reshjeve, ndërkohë që gazetarët shpejtuan t’i kujtonin gërmimet mu para derës së Bibliotekës.
“As unë dhe askush deri tani nuk e ka këtë ekspertizë së nga çfarë u shkaktua kjo përmbytje. Presim përgjigje nga institucionet. Biblioteka Kombëtare është jashtë standardit për të ruajtur nga uji dhe jemi në gjendje alarmante. Ne kemi kohë që kemi kërkuar një Bibliotekë te re Brenda Standardeve. Unë përgjigjem për mbarëvajtjen e institucionit, jo për përmbytjen. Këtu të gjithë prej 72 orësh po punojmë që t’i bëjmë sa më të lehta dëmet”, – tha ajo.
