AKTUALITET, 26 Qershor 2018, 14:24

Itali, sherr me shqiptaren për xhelozi, burrit merr armën dhe qëllon djalin

Itali, sherr me shqiptaren për xhelozi, burrit merr armën dhe

Degjeneron sherri i radhës mes burrit dhe gruas shqiptare ne Itali. Pas sherrit për xhelozi, që duket se ishin të vazhdueshme ne këtë familje, 54-vjeçari rrëmben armën dhe qëllon mbi djalin.

Për fat asgjë serioze, pasi i biri 20 vjeç shpëtoi për mrekulli.

Policia ka bërë arrestimin e shqiptarit dhe i ka gjetur edhe një arsenal armesh, armë zjarri dhe armë të ftohta.

Alarmi u dha nga bashkëshortja e tij, e cila njoftoi autoritetet policore. Gruaja shqiptare 44-vjeçare dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti. Ishte ajo që e dha alarmin dhe kërkoi ndihmë.

Kur policia mbërriti në banesën e çiftit në Villa Romana, e gjetën burrin me iniciale V.F. në gjendje të dehur.