TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona kanë humbur jetën të hënën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Njëri nga ta një 40 vjeçar nga qyteti i Koçanës në lindje të vendit, i cili nuk kishte pasur ndonjë histori sëmundjesh.
Dy viktimat e tjera janë nga Tetova; njëri 65 vjeç po ashtu pa sëmundje të njohura kronike, ndërsa pacienti tjetër, 69 vjeçar vuante nga tumori në tru. Deri tash, numri i të vdekurve në këtë vend nga COVID-19 ka shkuar në 21.
Numri i të prekurve nga virusi ka arritur në 570. Katër pacientë janë shëruar dhe pritet të nxirren nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, teksa tre të tjerë që ishin të izoluar në shtëpitë e tyre në Dibër kanë rezultuar negativë në dy palë teste për virusin.
Autoritetet janë detyruar që të imponojnë masa të reja shtrënguese për sa i përket lëvizjes së njerëzve për shkak të mosrespeketimit të rekomandimeve për të mos qëndruar bashkë dhe për të ruajtur distancimin social.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe la të kuptohej se parashikimet e autoriteteve ishin që numri i të prekurve nga koronavirusi të shkonte nga 2000 në 2500.