AKTUALITET, 6 Prill 2020, 17:37

LAJM I MADH/ Më në fund ndodh mrekullia, Artan Hoxha shfaqet në ekran: Ja çfarë bën krimi tani që jemi izoluar

LAJM I MADH/ Më në fund ndodh mrekullia, Artan Hoxha shfaqet në

Këto ditë të vështira, nga izolimi dhe karantinimi ekstrem, që Edi Rama ka vendosur në Shqipëri, janë bërë edhe më të vështira dhe duket sikur nuk do të mbarojnë kurrë edhe për faktin se gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha, është zhdukur dhe nuk del në asnjë televizion, për të na informuar për gjëra që as i shohim dhe as i kuptojmë dot, pa qenë ai.

Por sot, kjo gjë ka ndryshuar. Gazetari u shfaq në Abc News, në një lidhje direkte nga shtëpia e tij, ku qëndron i karantinuar.

Ai shpjegoi se krimi e ka patur të vështirë shumë në këtë kohë, por se ka patur aktivitet, kryesisht për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Edhe bota e krimit është përpjekur që brenda kushteve të reja, të përshtatet dhe të gjejë hapësirat e mundura. Izolimi ka krijuar vështirësi të madhe, për botën e krimit. Atyre u intereson të ketë lëvize dhe ndërveprim të popullatës.

Ka patur rënie të ndjeshme të krimit ordiner. Kemi patur disa operacioni policore të suksseshme, arrestimi i vëllezërve Çala, është sukses i madh. Ka rënë numri i vjedhjeve, grabitjeve, krimeve që kemi parë, duke përfshirë vrasjet.

Kemi një natyrë tjetër krimi, që nuk ka munguar. Nuk kanë munguar personat e arrestuar ku janë kapur qytetarë, që trafikonin lëndë narkotike, kanabis apo kokainë. Edhe në këtë situatë, kur duket e pamundur, sigurisht bota e krimit është përpjekur të vazhdojë aktivitetin e vet”, tha Hoxha.

Gazetari Endri Xhafo, e pyeti Hoxhën, se ku qëndron lajmi këtu, në këto gjëra që tha. Por, gazetari Xhafo, me sa duket, nuk e kupton fare, që lajmi dhe vetë informacioni, nuk kanë asnjë rëndësi në këtë mes, përballë faktit se ne më në fund, mundëm të shohim dhe të dëgjojmë Artan Hoxhën.

/TPZ.al/