TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 20 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve në Greqi, ndërkohë që numri në total i prekurve me COVID ka shkuar në 1755. Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirus, Sotiris Tsiodras.
Mësohet se 90 pacientë janë duke u trajtuar në spital, ndërsa deri më tani 79 persona kanë humbur jetën.
Nga vdekjet që kanë ndodhur në Greqi, 29% janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. Gjithashtu, raportohet se 86% e të vdekurve kishin sëmundje themelore ose ishin njerëz të moshuar.
Nga të gjithë pacientët me ICU, 79% janë burra dhe mosha mesatare është 65, ndërsa shtatë në dhjetë (71%) kanë një sëmundje themelore ose janë të moshuar. Nga të gjitha rastet e konfirmuara, 361 kishin një histori udhëtimi, ndërsa 655 raste të tjera kishin kontakte të konfirmuara.
“Ekziston një frenim, një rritje e ngadaltë e numrave dhe ne presim të kemi një ulje”, tha Z. Tsiodras, duke iu referuar përhapjes së virusit në Greqi.