AKTUALITET, 6 Prill 2020, 18:15

Sërish shifra tragjike, 636 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali

Sërish rritet numri i fataliteteve nga koronavirusi në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 636  persona me COVID-19 (dje ishte 525), duke e çuar numrin në total në 16,523, numri më i lartë i fataliteteve në botë.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 132,547 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës, ose 3,599.

Janë 22,837 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, janë 93,187 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3,898 prej tyre në gjendje kritike.

Në total në botë deri tani regjistrohen 1,302,421 të infektuar, me 71,958 vdekje dhe të shëruar 273,859.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  340,371 raste (9,710 vdekje).

/TPZ.al/