AKTUALITET, 3 Tetor 2020, 16:07

Tri humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, 152 raste të reja

Tri humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit në

Tri humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri. Kanë humbur betejën me COVID1-9, një 56-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Bulqiza dhe një 67-vjeçar nga Klosi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 1008 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki : 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.

COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 152

Të shëruar ne 24 orë 194

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1008

Testime totale 91146

Raste pozitive 14117

Raste të shëruara 8536

Raste Aktive 5189

Humbje jete 392 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2638

Durrës 571

Shkodër 392

Elbasan 254

Lezhë 265

Korçë 242

Fier 224

Vlorë 189

Kukës 142

Berat 118

Dibër 94

Gjirokastër 60