TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka paditur në gjykatë për shpifje kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, për shpifjet e përsëritura kundër kryedemokratit, Lulzim Basha. Në padi argumentohet se Veliaj, si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim dëmtimin e imazhit të kryetarit Basha.
Padia konsideron si shpifje të Erion Veliajt 3 akuzat:
“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme. Këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS-në”- shkruhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.
Dy ditë më parë Erion Veliaj duke folur në një takim të Partisë Socialiste, hodhi akuza shumë të rënda në drejtim të kreut të opozitës Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit vendos gjoba dhe se ka braktisur protestat duke marrë “diçka në këmbim”. Veliaj akuzoi gjithashtu Bashën se ka katër vila dhe tha se kunati i tij, në një vit të vështirë ekonomik, ka patur fitime shumë të mëdha.
Lexo edhe:
https://www.tpz.al/2020/10/01/veliaj-akuza-te-renda-bashes-mbylli-protesten-e-astirit-cfare-mori-ne-kembim-ka-kater-vila-kunatit-i-shkuan-fitimet-perpjete/