TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë nisur përgatitjet për shembjen e pallatit 14 katësh në Durrës. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar objektin.
Ky pallat u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.
Sipas njoftimit nga IKMT, për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.
Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme.
Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.
