AKTUALITET, 3 Tetor 2020, 12:08

“Bredhi” po thyhet nga boçet: Pas fotove Artan Hoxha nxjerr videon e rrenjëve të kanabisit dy metra


Gazetari  Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video teksa ndodhet mes parcelave me kanabis në veri të vendit. Nga ajo që shihet në videot dhe fotot e publikuara nga gazetari, duket se prodhimi është i “mbarë” dhe shërbimi është bërë mirë pasi rrenjët kanë kaluar dy metrat dhe janë plot me boçe.

Hoxha shkruan se në pyjet me kanabis ka jetë, ndërsa i drejtohet me ironi kryeministrit Rama, duke i thënë se Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania.