AKTUALITET, 16 Nëntor 2020, 09:38

Infektohen me koronavirus dy punonjëse, mbyllet për herë të dytë kopshti në Vlorë

Infektohen me koronavirus dy punonjëse, mbyllet për herë të


Kopshti numër 2 në Vlorë është mbyllur për shkak të koronavirusit.

Kjo është hera e dytë që ky kopsht mbyllet ndërsa kësaj radhe kanë rezultuar pozitive për virusin dy punonjëse, raporton Abc News.

Ndërkohë, pritet përgjigja për gjashtë punonjës të tjerë që kanë simptoma të Covid-19.

Aktualisht janë tre kopshte të mbyllura në Vlorë dhe një kopsht në Orikum.