TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se qeveria dhe Partia Socialiste po përballen me një rënie të ndjeshme në mbështetjen e qytetarëve.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u shpreh se “narkoshteti po shkërmoqet” dhe se sondazhet e publikuara së fundmi nga vetë PS tregojnë një rënie të konsiderueshme të mbështetjes për Partinë Socialiste.
“Narkoshteti po shkërmoqet! Po degradon! Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale. Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind.
Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë. Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit.
Edi Rama vetë qëndron nën partinë. Se atyre u thotë u tërheq unë. Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm”, tha Berisha.