TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Evertoni pëson humbjen e parë në këtë sezon të Premier Leagues dhe këtë disfatë ia shkaktoi Aston Villa me një rezultat të thellë 3-0. Në fakt, pjesa e parë dhe starti i fraksionit të dytë u luajt në ekuilibër të plotë, por gjithçka ndryshoi në minutën e 66-të, kur Cash shfrytëzoi në maksimum pasimin e Douglas Luiz për t’u dhënë epërsinë vendëse.
Vetëm tri minuta më vonë, Lucas Digne ishte i pafat në devijimin e topin në portën e tij dhe në të 75-tën Bailey vulosi shifrat në 3-0, me Villans që siguruan vendin e parë në kampionat, që i ngjit në mesin e tabelës, pikërisht në vendin e 10-të.