TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
110 milionë euro në tre vjet. Titulli me të cilin hapet gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe” ka të bëjë pikërisht me pagën e Leo Mesit te PSG-ja.
Gazeta ka arritur të zbulojë kushtet e pagës të kontratës që lidh argjentinasin me klubin parizian deri në vitin 2024.
Në kontratë ka shumë shpërblime individuale si dhe nga ato që kanë të bëjnë me ecurinë e ekipit, që në total, nëse Mesi i kap të gjitha bonuset, do të bënin që “Pleshti” të arrinte shifrën rekord prej 110 milionë euro neto: 30 këtë sezon, 40 të dytin dhe 40 milionë për të tretin (sezoni opsional).