TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane, i koduar “Transportuesi 2018”, ku u godit nga grup i trafikut të lëndëve narkotike dhe në pranga ranë tre persona, mes tyre një shqiptar.
Emrat e personave të arrestuar janë shqiptari Emiljano Mustafa, 30 vjeç, si dhe dy italianët, Davide Daddato nga Barletta, Itali, 51 vjeç, dhe Umberto Di Benedetto nga Trani, Itali, 43 vjeç.
Këta persona u arrestuan si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ku dy italianët u kapën në vendin e tyre, ndërsa shqiptari u arrestua në Durrës.
Ky operacion kishte si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera, me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.