TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkodran Mustafi ishte i pafat në mbrëmjen e djeshme teksa shkaktoi një autogol në ndeshjen e Arsenalit ndaj Liverpulit. Tashmë, kritikat për mbrojtësin me origjinë shqiptare janë shtuar edhe më shumë. Tifozët kanë kohë që nuk e preferojnë në ‘Emirates’.
Megjithatë, Mustafi do të largohej në verë por nuk gjeti një mundësi të përshtatshme, kështu mbeti në Londër. Ndërkohë, për të nuk kanë munguar kritikat edhe nga specialistë apo emra që kanë lënë gjurmë në Premier League. Një prej tyre është ish-mbrojtësi i Liverpul, Xhemi Karrager.
Ish-futbollisti shprehet se sa më shpejt Mustafi të largohet, aq më mirë do të jetë për të. “ Ai është nga ato mbrojtës që i bën edhe të tjerët nervozë. Nuk mund të luash ndeshjen tënde sepse duhet të mbulosh edhe atë. Mendoj se sapo të largohet, do të jetë më mirë për të gjithë te Arsenali”, u shpreh Karrager.