AKTUALITET, 31 Tetor 2019, 13:13

EMRAT/ Përleshje me thika në Londër, një i plagosur rëndë, pranga dy shqiptarëve të dyshuar për tentativë vrasjeje


Policia britanike ka vënë në pranga dy shqiptarë, ndërsa dyshohen si përgjegjës të një sulmi me thikë me 27 tetor në Londër, ku një 30 vjeçar mbeti i plagosur.

Mediat vendase shkruajnë se të arrestuarit janë shqiptarët Arseld Hysajt dhe Dardan Dollapajt. Ata dyshohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Personi që mbeti i plagosur ndodhet në spital gjendje kritike për jetën.

Autoritetet ende nuk kanë një pistë të saktë për këtë ngjarje.