TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një kamion brenda të cilit po transportoheshin barna mjekësore kontrabandë është ndaluar nga policia në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë gjatë pasditës së sotme ku drejtues i tij është një shtetas shqiptar.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për Erand Shala i cili po transportonte ilaçe kontrabandë me kamion por nuk bëhet i ditur lloji i tyre, sasia dhe destinacioni që kishin.
Personi në fjalë është ndaluar edhe me datën 06 maj të vitit 2017 nga Policia e Tiranës ku pas kontrollit në banesën e tij, i janë gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave kontrabanë.
Ai u arrestua me akuzën: “Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, fshehje të ardhurave, krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Erand Shala në atë kohë, kishte marë një NIPT si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina.
Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në maj të 2017-ës, I janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
3 vula të dyshuara të falcifikuara me specifikimet “rubineteria das”, “sanitari Tirana” dhe “Trans – Speed SHPK International Transport”.
692 kg letra të lagura me logo të ndyshme
23 600 prerëse për thonjtë 21 400 termometra trupi
4 320 termometra ambienti
1 200 matësa tensioni
9 000 erashka plastike dhe druri
30 000 karfica
36 000 shishe me biberon për fëmijë
7 000 kuti me domino
1 235 shishe
180 ml me ilaç për mushkonja.