SPORT, 30 Mars 2021, 22:18

Trajneri i Spanjës/ Enrique nuk ia përmend emrin Kosovës, por ia ka frikën!

Trajneri i Spanjës/ Enrique nuk ia përmend emrin Kosovës, por ia

Luis Enrique ruajti të njëjtën linjë si disa prej mediave spanjolle duke mos ia përmendur emrin Kosovës në konferencën për shtyp në vigjilie të sfidës që Spanja do të ketë ndaj dardanëve, por gjithsesi trajneri i La Rojas vlerësoi shumë skuadrën e Challandes për mënyrën sesi luan futboll.

“Unë pres një rival si në ndeshjet e mëparshme. Është një ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia.Ata janë të guximshëm dhe do të na rrezikojnë. Është një ekip që më pëlqen. Ata guxojnë të rrezikojnë. Kanë një sulm të mirë që mban topin. Unë pres një kundërshtar të vështirë”, ka thënë fillimisht Enrique.

Enrique foli edhe për dy nga lojtarët me më shumë eksperiencë që ka në skuadër, Sergio Ramos dhe Jordi Alba.

“Alba është shumë vendimtar në fazën sulmuese. Unë e kam parë atë në një nga versionet e tij më të mira. Jam i kënaqur dhe shpresoj që ai të vazhdojë kështu. Sergio është në gjendje të mirë dhe unë do ta komunikoj vendimin nesër. Gjithmonë do të ketë spekulime”