TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i mjekëve që kanë vdekur në Itali që prej fillimit të epidemisë së koronavirusit është rritur në 23, tha sot federata italiane e mjekëve.
Fatkeqësisht, lista e trishtuar e mjekëve vdiqën gjatë epidemisë Covid-19 është duke u rritur. Ndërsa të dhënat zyrtare të punonjësve shëndetësorë të infektuar rriten çdo orë e më tepër, shumë mjekë vdesin befas, edhe nëse shkaku i vdekjes nuk i atribuohet drejtpërdrejt virusit, thotë federata në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
Rreth 19 nga 23 mjekët e vdekur kanë punuar në rajonin e Lombardisë, me të infektuarit nga koronavirusi. Katër të tjerët kanë punuar në Napoli, Emilia Romagn dhe Marche.
Rreth 4,824 punonjës shëndetësorë janë infektuar nga koronavirusi, sipas raportit të fundit të institutit.