AKTUALITET, 24 Maj 2020, 11:26

Koronavirusi/ Katër në terapi intensive, si është gjendja e 15 pacientëve të shtruar te Infektivi

Koronavirusi/ Katër në terapi intensive, si është gjendja e


Nëntë raste të reja më koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, duke e çuar në 998 numrin e të prekurve në total.

Rastet e reja ishin: pesë raste në Tiranë, tre në Durrës dhe një në Shkodër. Ndërsa gjatë orëve të fundit janë shëruar gjashtë qytetarë.

Përfaqësuesja e Instituti të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi, raportoi se pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa katër prej tyre janë në terapi intensive.

Ndërkohë, në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 60

Durrës 53

Krujë 27

Shkodër 11

Berat 10

Kamëz 9

Fier 4

Elbasan 1

Mirditë 1

Korçë 1.