TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët, se nga nesër nuk do të ketë më këshillime për ata që do të shkelin leje-daljen.
Me një shënim në facebook, ndërsa poston një video ku policë sqarojnë qytetarët se si funksion leja e daljes, Rama thotë se aplikacioni për marrjen e lejes nga vetëm një familjar për pazar, është tërësisht funksional.
“Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit!”, shkruan Rama.
Sipas vendimit të ri, nga dita e djeshme, lejohen për të bërë shpenzimet apo për të shkuar në farmaci vetëm një nga pjesëtaret e familjes, ndërsa për lejen duhet aplikuar në “ealbania”.