AKTUALITET, 17 Prill 2018, 12:45

Trafik kokaine nga Holanda në Itali, pranga dy fierakëve Edmir Hatija dhe Elidon Shpërdheja

Trafik kokaine nga Holanda në Itali, pranga dy fierakëve Edmir Hatija

Dy persona janë arrestuar nga policia me akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Holanda në Itali. • Edmir Hatija dhe Elidon Shpërdheja, të dy nga Fieri u arrestuan si pjesë e operacionit të koduar “AFFARI DI FAMIGLIA”. Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 persona të tjerë, 3 italianë dhe 2 shqiptarë. Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me forcat policore italiane të shërbimit Antidrogë kanë ekzekutuar njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacionit “Affari di famiglia”, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave”thuhet në njoftimin e policisë.