Është bërë traditë tashmë mbajtja e edicioneve të rradhës të festivalit “International Albanian Brass Festival”. Nga dt 23-28 Prill ky festival do të shënoje edicionin e tretë të tij. Artistë të njohur të skenave boterorë si: Arkady Shilkloper – Rusi, Avital Handler dhe Haim Mazar – Izrael, Katie Cox – USA, Luca Benucci – Itali, Paul Goodchild – Australi, Sergiu Carstea – Rumani etj, do të mbajnë konferenca, master-classe dhe koncerte për gjatë një jave pranë Universitetit të Arteve dhe Liqenit Artificial të Tiranës.
Prioritetet e festivalit këtë vit janë:
- Edukimi përmes kulturës – duke afruar sa më shumë të rinj nga shkolla te ndryshme qyteteve të Shqipërisë
- Viti i Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu – do të luhet muzikë shqiptare dhe në vecanti muzikë e dedikuar figures se heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Albanian Brass Ensemble në koncertin që do të mbaj prane Liqenit Artificial do të luaj “Suiten” nga filmi Skënderbeu e Kompozuar nga Kompozitori Çesk Zadeja dhe e ri-aranxhur për këtë ansambël nga nje artist Gjermani.
- Master-classe – Gjatë gjithë javës do të mbahen mësime falas për të gjithë të interesuarit pranë Univeresitetit të Arteve. Si pasojë e një niveli të lartë të artistëve të ftuar këtë edicion, do të mirepresim studentë nga qytete të ndrsyhme te Shqiperisë, shtetet fqinj dhe gjithashtu edhe nga vende të tjerat të botës.
- Mbështetje e Kompozitorëve nga kompania muzikore në Australi - Hammering Records. Në vazhden e bashkepunimit të festivalit me këtë studio muzikore, do të mbështeten në një shume financjare 3 prej artistëve shqiptar për të kompozuar vepra të reja të cilat do të luhen në edicionin e 4 të brass fest më 2019 dhe më pas në Australi.
- Cmimi Studenti me i mire - Ky festival ka për synim pikërisht brezin e ri dhe për këtë arsye do ne si organizatorë të festivalit do të mbështesim njërin prej studentëve me një shumë modeste financiare dhe sigurisht do te shoqerohet me marrjen e çmimit “Best Student”
- Promovimi i Shqiperisë dhe Tiranës - Meqënëse artistët e ftuar në këtë edicion janë emra botëror te artit, ne synojmë që të kemi të pranishëm një publik jo vetëm nga qytetet të ndryshme të Shqiperise por edhe nga vende të ndrsyhme të botës. Ky konstatim vjen si pasojë e interesimit të tyre në rrejtet tona sociale.
- Pasurimi i muzikës Shqiptare me vepra te reja – Festivali ka si synim edhe promovimin e veprave të reja të kompozuara nga kompozitorët Shqiptar. Këtë edicion do të kemi 4 vepra të reja të kompozuara: “Aspect 1”dhe “Apect 2”vepra të kompozuara nga Pedagoge eUA, Arbana Fejzo, Vepra “One Way in Nature” e kompozuar nga kompozitorit nga Kosova Artan Hasani e qe do te luahet nga Dy artiste Kosovare si Nora Garbeshi - Trombe dhe Vigjilence Islami – Piano dhe një aranxhim krejt i vecantë e i përshtatur në kohë i këngës Çame “Tuman Kuqe” e aranxhuar nga Jazz-isti i njohur Shqiptar Andi Kongo,
- Ngritja e nivelit artistik në vend – Në mënyrë direkte ky aktivitet ka një impakt të madh për artistët vendas pasi përfitojnë metodat më të mira të interpretimin dhe të studimit, gjë që ndihmon të gjithë artistet vendas të kenë një performancë më të mirë në institucionet kulturore ku ata punojnë.
Per me shume ju ftoj te ndiqni faqet tona:
Fun page: international albanian brass festival
You tube: international albanian brass festival
Web: www.iabf.al
Tpz.al është media partner në këtë festival dhe do të përcjellë të gjitha detajet e eventit ndërkombëtar.
