SPORT, 19 Dhjetor 2017, 14:17

Toti, Ronaldo dhe shumë yje të futbollit darkojnë së bashku në Arabinë Saudite

Toti, Ronaldo, Maldini, Figo dhe jo vetëm. Ata i bashkon një fjalë e vetme: kampion. Ish-yjet e futbollit botëror kanë darkuar së bashku në Riyadh, të ftuar nga një emrat, për të festuar kualifikimin e Arabisë Saudite për në Kupën e Botës.

ish-kapiteni i Romës ka publikuar nga darka e famshme që ka mbledhur shumë ish-futbollistë të njohur. Nga “selfie” me Figon, te ajo me “Fenomenin” Ronaldo, Toti ka treguar disa imazhe nga darka e famshme.

Në të ishin të pranishëm edhe Roberto Karlos, Kandela dhe Pujol.