SPORT, 16 Dhjetor 2017, 10:13

Luhen sot tri sfida të Superiores, ja gjyqtarët e tyre

Luhen sot tri sfida të Superiores, ja gjyqtarët e tyre

Sot ngre siparin java e 15-të e Superiores, me tri ndeshjet e para, ndërsa dy të tjera do të luhen nesër. Në orën 13:00, në “Loro Borici” dhe “Roza Haxhiu” do të përplasen Vllaznia me Kamzën dhe Lushnja me Skënderbeun, respektivisht. Pra, dy skuadra që mbyllin fundin e renditjes, janë në kërkim të pikëve jetike për mbijetesë ndaj rivalësh me valenca kreu. Në orën 16:00, po të ditës së sotme, do të nisë në Vlorë ballafaqimi mjaft intrigues mes Flamurtarit dhe Laçit. Të dyja palët kanë një ecuri mbresëlënëse në fazën e dytë të kampionatit, ndaj do të kërkojnë maksimumin e pikëve. Nesër do të përmbyllet ky “stacion” i garës, me ndeshjet Teuta-Kukësi dhe Luftëtari-Partizani. FSHF-ja ka publikuar edhe gjyqtarët që do të bëjnë drejtësi në tri përplasjet e sotme.

VLLAZNIA-KAMZA (13:00)

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Rexha, Nertil Bregasi

LUSHNJA-SKËNDERBEU (13:00)

Gjyqtarë: Fatjon Xhemalaj, Redian Dobruna, Rejdi Zaimi

FLAMURTARI-LAÇI (16:00)

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Agaraj, Alfred Shkreta