TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Revista amerikane “Forbes” ka përpiluar një listë mjaft të veçantë duke mblrdhur fitimet e sportistëve për të bërë klasifikimin e atyre që kanë fituar më shumë gjatë karrierës së tyre. Ndonëse futbolli është sporti globalisht më i ndjekur, për të gjetur një futbollist në këtë listë duhet të zbresësh deri në vendin e 7, pasi dominojnë kryesisht sportet që kanë shikueshmëri të lartë në SHBA.
Kësisoj, i pari në listën e më paguarve të të gjitha kohëve mbetet Majkëll Xhordan, me 1,85 miliard dollarë fitime. Pagave të larta për shunë vite si një nga yjet më të ndritshëm të NBA ai i ka shtuar të ardhurat edhe nga suksesi i jashtëzakonshëm që ka pasur me investimet e tij dhe shitjen e të drejtës së imazhit. Ai vazhdon të fitojë çdo vit shifra marramendëse falë kontratave me NIKE, nga të cilat mendohet se siguron mbi 100 milionë dollarë në vit nga shitjet.
Më pas vijojnë shumë lojtarë golfi, me në krye Tajgër Uds, kurse futbollisti më i paguar i të gjithë kohëve mbetet Devid Bekam, ai i cili ishte i pari që kuptoi më mirë se sa mund të fitonte nga marketingu duke u bërë modeli për t’u ndjekur nga yjet në vitet në vijim. Në listën e mëposhtme janë përllogaritjet e shifrave që kanë fituar këta sportistë në vite, ndërsa duhet theksuar se ka mes tyre edhe emra si Tajson që kanë shpenzuar pjesën më të madhe të pasurisë që kanë bërë.
Lista e Forbes (në dollarë)