TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubi i Taotenhemit vendosi të shkarkonte në mbrëmjen e djeshme trajnerin Mauricio Poçetino.
Skuadra i ka bërë një start të dobët kampionatit dhe drejtuesit menduan se pas pesë viteve nën udhëheqjen e argjentinasit kishte ardhur koha e ndryshimit.
Ndërkohë, Totenhemi nuk ka humbur kohë dhe ka zyrtarizuar në krye Hoze Murinjon.
“Special One” do të rikthehet në detyrë pas afërsisht një viti prej momentit kur u shkarkua nga Mançester Junajtid. Portugezi ka nënshkruar një kontratë deri në sezonin 2022-2023, teksa sa i përket pagës, Murinjo do të përfitojë 15 milionë paund, përafërsisht dyfishin e Poçetinos.
Ndërkohë, tekniku luzitan u shpreh i lumtur për të punuar në një klub si Totenhemi.
"Jam shumë entuziast që i bashkohem një klubi me trashëgimi të madhe dhe me fansa pasionant.
Kualiteti i akademisë dhe skuadrës është ajo çfarë më emocionon. Të punoj me këta lojtarë është ajo çfarë më tërhoqi më shumë”, u shpreh Murinjo.