AKTUALITET, 19 Nëntor 2019, 23:22

EURO 2020 / Zgjidhen dy misteret e fundit, festojnë Gjermania dhe Uellsi

EURO 2020 / Zgjidhen dy misteret e fundit, festojnë Gjermania dhe Uellsi

Uellsi është skuadra e 20-të e kualifikuar në Europian, duke bërë të plotë grupin e ekipeve të cilat kanë siguruar biletën për në fazën finale të turneu. I udhëhequr nga Ramsei me dy gola dhe Bejl që duket në formë sa herë që vesh bluzën e përfaqësueses, Uellsi ia ka dalë që të triumfojë në duelin direkt ndaj Hungarisë, duke dërguar këtë të fundit në play-off.

Ndërkohë, misteri tjetër i pazgjidhur ishte edhe sa i përket vendit të parë në grupin C. Gjermania u frikësua fillimisht përballë Irlandës së Veriut kur kjo e fundit shënoi e para në transfertë, por më pas ktheu sfidën plotësisht në favorin e saj me tregolëshin e Gnabri e dygolëshin e Goretzka si dhe galin e Brandt, duke triumfuar 6-1.

Ky rezultat bëri të pavlefshëm suksesin 5-0 të Holandës ndaj Qipros, ku tregolëshi i Vijnaldum shërbeu vetëm për statistikë. Goleada edhe në ndeshje të tjera ku bie në sy fitorja 6-1 e Belgjikës, që mbylli grupin me 30 pikë, kualifikim perfekt pas 10 ndeshjesh e po aq fitoresh.

NDESHJET

GRUPI C

Holandë-Estoni 5-0

6’, 66′, 79′ Vijanldum, 18’ Ake, 87′ Boadu

Gjermani-lrlandë e Veriut 6-1

19’, 47′, 60′ Gnabri, 43′, 71′ Goretzka, 90’+1′ Brandt / 7’ Smith

GRUPI E

Uells-Hungari 2-0

16’, 47′ Ramsei

Sllovaki-Azerbajxhan 2-0

19’ Bozhenik, 86′ Hamshik

GRUPI G

Poloni-Slloveni 3-2

3’ Szimanski, 54′ Levandovski, 81′ Grosicki / 14’ Matavz, 61′ Ilicic

Letoni-Austri 1-0

65′ Os

Maqedoni e Veriut-Izrael 1-0

45’+2′ Nikolov

GRUPI I

Belgjikë-Qipro 6-1

16’, 68′ Benteke, 36′, 42′ De Bryjn, 44′ Karrasko, 51′ (ag) Kristoforu / 14’ Ioanu

San Marino-Rusi 0-5

3’ Kuzajev, 19’ Petrov, 49′ Mirancuk, 56′ Ionov, 78′ Komlicenko

Skoci-Kazakistan 3-1

48′, 90’+1′ MekGin, 64′ Neismith / 34′ Zajnutdinov