TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfundimi i kualifikueseve të Euro 2020 ka caktuar përfundimisht 20 emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në fazën finale të aktivitetit në verën e ardhshme, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar katër skuadrat të cilat do të vijnë nga play-off i aktivitetit falë renditjeve në Ligën e Kombeve.
Në bazë të rezultateve të arritura gjatë kualifikueseve, si dhe nëse janë vend pritës apo jo, skuadrat janë ndarë që tani në vazo në shortin i cili mund të dhurojë më 30 nëntor përballje shumë interesante pasi ka emra të mëdhenj në vazon e dytë si Franca e Holanda, apo edhe në vazon e tretë ku gjendet Portugalia e Ronaldos.
VAZO 1
Itali, Angli, Belgjikë, Spanjë, Ukrainë, Gjermani
VAZO 2
France, Poloni, Zvicër, Kroaci, Rusi, Holandë
VAZO 3
Portugali, Turqi, Danimarkë, Austri, Suedi, Republika Çeke
VAZO 4
Finlandë, Uells, Fituese play-off 1, Fituese play-off 2, Fituese play-off 3, Fituese play-off 4.