AKTUALITET, 20 Nëntor 2019, 10:04

VIDEO/ Grabitën 300 mijë euro duke u shtirur si policë, e zonja e shtëpisë tregon momentin: Sharruan kasafortën

VIDEO/ Grabitën 300 mijë euro duke u shtirur si policë, e zonja e


Në orët e mbrëmjes së kaluar tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në Fushë-Milot dhe kanë grabitur një shumë me vlerë 300 mijë euro.

Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë dhe pasi janë paraqitur si punonjës policie ata kanë hyrë në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Në një prononcim për Fax News e zonja e shtëpisë tregon edhe momentin e grabitjes.

“Erdhën të tre dhe më thanë ku e ke djalin. Unë po bëja një byrek. Më thanë jemi nga policia, ka dalë djali prej burgu dhe e ke fut djalin këtu, më tha mua. Ku e ke strehu me than mua. Ku ke armë thonin se ka djali armë.

Se di sa lek më ka marr, se dija sa lek kanë qenë i herë. Mori goca policinë. Ata kishin qenë duke vjedh. Ç’kanë hek me sharru kasafortën, zhurmë e madhe. Edhe plaçkat e nuses i kanë marrë.”- u shpreh e zonja e shtëpisë.

Ndërkohë që sipas të zotit të shtëpisë Taf Shabanit vlera e lekëve të vjedhura është 300 milionë euro.

“Kanë marrë 300 e ca mijë euro. I kam pas vënë kalajmat në emigracion në Itali.”- u shpreh Taf Shabani.