AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 16:39

Totenhami bind kundër Njukasëll, por tifozët londineze nuk janë të kënaqur… me uniformën!

Totenhami bind kundër Njukasëll, por tifozët londineze nuk

Ka përfunduar ndeshja e parë për ditën e sotme në kampionatin anglez Premier Ligë, ku Totenhami ka fituar në trasnfertën e vështirë kundër Njukasëll.

Djemtë e Maurisio Poçetino kanë treguar se janë pretendentë kryesorë për ta mbyllur sërish sezonin mes katër më të mirave dhe të sigurojnë një vend për në Ligën e Kampionëve.

Avantazhi për “Gjelat” londinezë erdhi shumë shpejt, pasi Jan Vertongen shënoi që në minutën e 8′ të takimit. Gjithsesi, Njukasëll nuk u dorëzua dhe barazoi vetëm 3 minuta më vonë, me anë të sulmuesit kryesor, Hoselu.

Një tjetër gol i shpejtë erdhi për miqtë, pasi Dele Ali do të kalonte sërish në avantazh skuadrën londineze në minutën e 18′.

Kjo ndeshje u duk se do të kishte një numër shumë të madh golash, por goli i Ali ishte i fundit dhe vendimtar, pasi Totenhami do të triumfonte në fund me rezultatin 1-2.