TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Torino ndjeu lodhjen e 120 minutave të luajtura ndaj Milanit në mesjavë në Kupën e Italisë, duke mos mundur dot të fitojë as përballë Spezias në stadiumin Olimpico të Torinos.
Edhe pse kishte nevojë urgjente për një trepikësh për t’iu larguar zonës së ftohtë, ndërkohë që kundërshtari luajti për më shumë se 80 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Vignalit që në minutën e 8-të, skuadra Granata nuk mori më shumë se një barazim pa gola. Spezia arriti të mbrohej mirë dhe të shkëpuste një pikë shumë të rëndësishme nga kjo transfertë direkte në garën për mbijetesë.
U rikthye te fitorja Bologna pas pothuajse dy muajsh dhe 8 ndeshjesh që nuk gjente rrugën e suksesit. Skuadra e Mihajlovic mposhti 1-0 Veronën në Dall Ara me një gol të Orsolinit në minutën e 19-të me 11-metërsh.