TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kualifikim dramatik i Barcelonës në finale të Superkupës së Spanjës. Pa Lionel Messin në formacion për shkak të një problemi muskular, “blaugranat” nuk mundën të mbyllnin brenda 90 minutave çështjen e kualifikimit ndaj Real Sociedadit në Cordoba, madje as në shtesë, me 120 minutat që përfunduan 1-1 (shënuan de Jong dhe Oyarzabal me 11-m), teska në ruletën e penalltive u shfaq protagonist absolut Marc Andre ter Stegen, që priti dy 11-metërshat e parë ndërsa në serinë e tretë goditja e Willian Jose përfundoi përfundoi në shtyllë.
Megjithatë edhe në radhët e Barçës pati shumë pasiguri në goditjet e penalltive, me de Jong që gjeti shtyllën, ndërsa Griezmann e çoi topin mbi tra. Nga të besuarit e Koeman u treguan të saktë Dembele, Pjanic dhe në fund talenti Puig, që realizoi në serinë e pestë, pasi kishin shënuar Merino dhe Januzaj për Sociedadin.
Finalisti i dytë i Superkupës së Spanjës do të përcaktohet në duelin mes Real Madridit dhe Bilbaos, që do të zhvillohet këtë të enjte në mbrëmje.