TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paris Saint Germain merr hak ndaj Olimpikut të Marsejës në “Trophée des Champions” (Superkupa), kur përballen fituesi i Ligue 1 me atë të Kupës së Frances. Skuadra që tashmë drejtohet nga Pochettino siguroi trofenë e parë sezonal falë suksesit 2-1 në “Stade Bollaert-Delelis” të Lensit, ku për parizienët shënuan Mauro Icardi në pjesën e parë (39’) dhe Neymar me 11-metërsh pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Marseille arriti të hapte ndeshjen në minutën e 89-të me golin e Payet, por koha e mbetur në dispozicion për skuadrën e Vilas-Boas ishte e pamjaftueshme për të shënuar një gol të dytë.