TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi, sikurse Interi, vuajti shumë për të siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë. "Zonja e vjetër" arriti të mposhtte 3-2 Genoan në “Allianz Stadium” vetëm pas kohësh shtesë, me 90 minutat që u mbyllën 2-2.
Dy golat e shpejtë të bardhezinjve të shënuar nga Kulusevski (2’) dhe Morata (23’) dhanë përshtypjen se kjo ndeshje do të ishte shëtitje për vendasit, por nuk ndodhi kështu. Cziborra shkurtoi në 2-1 diferencën pa u mbyllur pjesa e parë, ndërsa Melengoni me golin e shënuar në minutën e 74-t nxiti tension në radhët e bardhezinjve, që nuk patën qartësinë e duhur për të mbyllur kualifikimin brenda 90 minutave lojë.
Për të shpëtuar Juventusin nga turpi mendoi 21-vjeçari tunizian Rafia, që realizoi golin e fitores në minutën e 105-të i shërbyer nga Morata. Edhe pse kishte menduar ta kursente Ronaldon, duke e mbajtur në stol, Pirlo e aktivizoi portugezin në minutën e 88-të, kur situata u në shumë serioze. Në çerekfinale Juvja do të përballet me fituesin e çiftit Sassuolo-SPAL.