TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, një euro këmbehet me 127.8 lekë, duke pësuar një zhvlerësim me 0.8 lekë vetëm brenda 24 orëve të fundit.
Monedha e përbashkët europiane vijon rënien në tregun e këmbimit valutor vendas, edhe pse në tregun e jashtëm, Euro ka pasur një tendencë të lehtë rritëse përballë monedhave të tjera.
Gurvernatori i Bankës së Shqipërisë zbuloi dy faktorët, që sipas tij, dobësojnë euron në vendin tonë.
Gent Sejko tha gjatë një konference për shtyp se këto faktorë janë shkëmbimet tregtare, remitancat dhe investimet e huaja.
Por për herë të parë, kreu i Bankës Qendrore ka pranuar si faktor edhe elementët spekulativë në treg, shkruan tvKlan.
Duke iu referuar ndryshimeve të fundit të kursit, Guvernatori Sejko tha se ndryshe nga pozitiviteti që japin faktorët e mësipërm, të cilët përcaktojnë një ekuilibër të ri në tregun valutor, elementët spekulativë dëmtojnë biznesin.