TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa ka qenë i ftuar pasditen e djeshme në emisionin e pasdites në Tv Klan ‘RUDINA’, Alban Ramosaj ka folur më shumë edhe për lidhjen e tij me modelen e njohur.
Kjo pasi kohët e fundit këngëtari u përfol në mediat rozë për një lidhje me modelen.
Lajmi se mes tyre ka një romancë, i pati indiciet e para nga disa komente që dyshja i bënin njëri-tjetrit në postimet e Instagramit duke iu referuar si burrë dhe grua.
Në intervistën e djeshme tek ‘RUDINA’, Albani ka treguar se ka qenë e gjitha një shaka, por e gjatë kohës që Rudina i tha se i kishte rënë për kokë me Nikin, këngëtari u skuq ndërkohë që po fliste rreth modeles, por ai u mundua ta kalojë me të qeshur duke lënë më tepër dyshime se mes tyre mund të kishte diçka.
E ndërkohë Niki ka bërë një reagim përmes Instastory, teksa publikonte intervistën e Albanit duke shkruar mbi video: Burri më paska fiksim.
E vetëm pak kohë më pas ka publikuar një këngë duke kërcyer me këngën e Albanit “T’kom dasht”. Gjithçka mbetet për t’u parë sesa e vërtetë mund të jetë kjo romancë mes dyshes .
