SPORT, 13 Mars 2020, 19:43

Tjetër futbollist i Seria A me koronavirus, sulmuesi serb i Fiorentinës rezulton pozitiv

Sulmuesi serb i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç, në Serinë A ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Serbi nuk shfaqi simptoma por rezultoi pozitiv teksa klubi i Fiorentinës deklaron në një status në rrjetet sociale se ai tashmë është në shtëpi.

Pas Ruganit të Juventusit dhe Gabbiadinit të Sampdorias Vlahoviç bëhet lojtari i tretë i prekur nga koronavirusi teksa bota e futbollit është prekur edhe në Angli me Mikel Artetën trajnerin e Arsenal dhe talentin anglez të Chelsea Callum Hudson- Oddoi.

Pritet që edhe ekipi i Fiorentinës të vendoset në karantinë për shkak se Dushan Vlahoviç ka qenë pjesë e stërvitjeve me bashkëlojtarët e tij para se të rezultonte pozitiv.