SPORT, 12 Mars 2020, 18:00

Futbolli në kolaps/Shtyhet City-Real, anullohet miqësorja Holandë-Spanjë

Shtyhet për një datë të pacaktuar ndeshja e kthimit të Championsit mes Real Madridit dhe Manchester City-t, e programuar për t’u luajtur javën e ardshme. Arsyeja, sikurse kuptohet, është pandemia e Coronavirusit. Ditën e sotme, një basketbollist i Realit të Madridit ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës e për rrjedhojë, si masë paraprake, është futur në karantinë edhe skuadra e futbollit. Në pritje të vendimit të UEFA-s për t’i pezulluar kompeticionet e saj (do të merret të martën), Manchester City nuk ka hezituar dhe e ka zyrtarizuar shtyrjen e takimit me Real Madridin

https://twitter.com/ManCityES/status/1238133838519377920

Një tjetër ndeshje e anuluar është miqësorja mes Holandës dhe Spanjës, që do të zhvillohej me 29 mars në “Johan Cruiyff Arena” të Amsterdamit. Ishte vetë Federata Spanjolle e Futbollit që njoftoi anulimin e këtij takimi nëpërmjet rrjeteve sociale.

https://twitter.com/SeFutbol/status/1238132249889038337