TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zgjerohet harta e të infektuarve te skuadra e Sampdorias dhe këtë e komunikon vetë klubi gjenovez. “Lojtarët Omar Kollej, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Torsbi dhe doktori Amadeo Baldari, kanë rezultuar pozitivë pas testeve të kryera. Ata janë në kushte të mira shëndetësore dhe gjenden në banesat e tyre në Gjenovë”.
Një lajm i trishtë, por që pritej të vinte, duke parë kontaktin e afërt mes lojtarëve. Klubi ka njoftuar se ka nisur zbatimin e masave të duhura për parandalimin. “Sampdoria njofton se të gjitha seliitë e klubit janë të mbyllura, skuadra, drejtuesit dhe nëpunësit janë vetëfutur në karantinë”.