SPORT, 12 Mars 2020, 20:18

Pezullimi i La Ligës ka kosto marramendëse, e zbulojnë mediat spanjolle

Pezullimi i La Ligës ka kosto marramendëse, e zbulojnë mediat


Coronavirus është përhapur në masë dhe situata është rënduar së tepërmi. Virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina ka prekur pjesën më të madhe të shteteve europiane dhe po mendohet që gjithçka të “ngrijë”, përfshirë edhe futbollin.

La Liga ka nisur të bëjë llogaritë e kostove dhe mendohet se vlera që humbin ekipet në rast se kampionati ndërpritet tani është kolosale. Janë rreth 700 milionë euro në diskutim.

Kampionati spanjoll deri tani është luajtur normalisht, por për dy javë nuk do të ketë më futboll. Sigurisht, deri në një njoftim të dytë. Nëse pezullohet plotësisht, atëherë skuadrat t’i harrojnë fitimet.