AKTUALITET, 27 Korrik 2019, 20:55

Tjetër aksident, mjeti përplaset me shtyllën në Tiranë, katër të plagosur

Tjetër aksident, mjeti përplaset me shtyllën në Tiranë,

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje. Pas ngjarjes në Fier, aksidenti i radhës është shënuar në Tiranë, me pasojë plagosjen e katër personave.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit në Sauk, teksa një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit, në rrugën e “Elbasanit” mjeti me drejtues shtetasin F. F, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët D. F, R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.