TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në Tiranë. Një vajzë e re e identifikuar si Alma Gj. ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.
Ajo dyshohet se ka humbur jetën në një taksi, ndërsa fillimisht u aludua se shtetasja Alma Gj. ishte vetëhelmuar pas ndarjes nga dashuri i saj, por “BalkanWeb” ka zbardhur detaje të reja nga historia e të resë.
E reja ka qenë e fejuar dhe pretendimet për helmim nuk janë aspak të vërteta. E ndjera mësohet se ka qenë me një darkë miqsh së bashku me të fejuarin dhe pas feste ajo ka marrë një taksi për t’u kthyer në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës për në shtëpi, e reja dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, gjë e cila mendohet se i mori edhe jetën.
Gjithsesi fjalën e fundit për të përcaktuar shkakun e vdekjes së të resë do ta japë ekspertiza mjeko-ligjore.