AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 09:50

FOTO/ Me domate në dorë, ambasadorja e re e Suedisë një “shqiptare” e vërtetë, ja si prezantohet në detyrën e re

FOTO/ Me domate në dorë, ambasadorja e re e Suedisë një


Si një shqiptare e vërtetë. Kështu është prezantuar ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Hastad.

Duke buzëqeshur, e veshur casual, me një domate në dorë ajo shfaqet në një treg fruta perimesh në Tiranë.

“Përshëndetje! Unë jam Elsa, ambasadorja e re e Suedisë. Kjo është një domate shqiptare. Mua më pëlqen ushqimi i qëndrueshëm.

A e dini se çfarë është ushqimi i qëndrueshëm? Çfarë mund të na thoni për të?”, shprehet ajo, teksa nxjerr edhe foton në faqen e ambasadës.

Ambasadorja e re, Elsa Hastad ka marrë këtë detyrë të re një javë më parë.