AKTUALITET, 7 Janar 2020, 18:51

Tiranë, grabitet një pikë e dhënies së kredive te “Komuna e Parisit”. Dyshohet për të plagosur (VIDEO)

Tiranë, grabitet një pikë e dhënies së kredive te

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Raportohet se në lagjen “Komuna e Parisit” është grabitur një pikë e dhënies së kredive të vogla. Bëhet fjalë për kompaninë “Noa”. Nga të dhënat e para dyshohet se gjatë grabitjes kemi edhe persona të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Shuma e grabitur nuk dihet ende.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/01/vid.mp4"][/video]