AKTUALITET, 7 Janar 2020, 16:54

FOTO/ Një ditë pas tërmetit 5.8 Rihter, Porto Riko goditet nga një tjetër tërmet me forcë 6.5 Rihter

Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Porto Riko në orët e para të së martës, duke lënë pas një viktimë dhe dhjetëra të plagosur.

Guvernatori i Porto Rikos ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë ishullin.

Tërmeti goditi në afërsi të qytetit Tallaboa, në bregdetin jugor të ishullit, një ditë pasi vendi u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.8. dëmet materiale janë të shumta, ku një numër i madh ndërtesash janë tashmë të rrënuara.